Subscribe

Si çdo vit tjetër, Korça mbetet destinacioni kryesor i festave. Operatorët turistikë të këtij qyteti thonë se rezervimet për të kaluar festat si Krishlindje dhe Vitin e Ri janë mbyllur që në muajin tetor. Thuasje të gjitha hotelet, bujtinat në qytet, por edhe në fshatrat përreth janë të rezervuara.

 

Me një traditë të konsoliduar tashmë në festime, shqiptarët zgjedhin pikërisht juglindjen për të kaluar  natën e ndërrimit të viteve.

 

Për Kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo investimet e realizuara gjatë viteve të fundit kanë bërë atë që Korçë dhe fashatrat turistik të jenë po aq të kërkuara edhe gjatë fundjavës.

 

Bashkia e Korçës ka 4 mijë vende akomodimi, 800 prej së cilve vetëm në Vopskopojë. Pavarsisht ktëij numri të konsiderueshëm, ato nuk mjaftojnë për të përballuar kërkesën cdo vit e në rritje për pushuesit vendas dhe ata të huaj që zgjehdin të festojnë në vëndin tonë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *