Nga 17 te prekur nga Covid-19 ne qytetin e Korces, 14 qytetare e kane fituar betejen me semundjen. Nje lajm mjaft i mire ky nga juglindja e vendit, qe konfirmohet nga drejtori i Spitalit Rajonal te Korces, Litian Broka. Ai tha se te 14 keta qytetare kane rezultuar negative ne testet e bera per koronavirusin, ndersa tashme do te vijojne te qendrojne te veteizoluar edhe per 14 dite te tjera. Broka tha gjithashtu se kjo beteje e fituar me Covid-19 nga keta 14 qytetare, i dedikohet edhe punes mjaft te madhe te kryer nga mjeket e spitalit por edhe mjeket e familjes te cilet kane qene gjate gjithe kohes ne kontakt me pacientet duke i keshilluar per trajtimin e tyre dhe mjekimet e nevojshme. Nga ana tjeter burime nga Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne Korce bejne te ditur se gjate se shtunes nuk ka pasur asnje rast te dyshuar si i prekur nga Covid-19. Kjo ka qene arsyeja qe nuk eshte derguar asnje tampon per analiza ne ISHP ne Tirane. Asnje rast i dyshuar nuk eshte evidentuar as ne Pogradec, Devoll, e Kolonje, cka do te thote se te pakten per 24 oret e ardhshme nuk do te kete rritje te numrit te te infektuarve ne te gjithe qarkun e Korces. Juglindja e vendit tashme ka vetem 3 persona pozitive Covid-19, te cilet sipas burimeve jane ne gjendje te qendrueshme shendetesore.K

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *