E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

“Kopshti i qershive” rishfaqet me sukses në teatrin e Korçës

Pjesa teatrore ‘Kopshti I qershive’ pas dy shfaqjesh të suksesshme në fundjavë në teatrin ‘A.Z.Çajupi’ të Korçës do vazhdojë të ngjitet në skenë.

 

Spektatorët korçarë dhe jo vetëm kanë shijuar një vepër të mrekullueshme në teatrin e Korçës,  sjellë në skenë nga një autor i madh si Çehov.

 

Reklamë

“Kopshti i Qershive”, një projekt i bukur teatror mes humorit e dramës që mbart vepra, u vu në skenën e teatrit “A.Z ÇAJUPI” nga regjisori i njohur Dino Mustafiç, me muzikën e mrekullueshme të kompozitorit korçar Endri Sina dhe koreografi nga Gjergj Prevazi.

 

‘Kopshti I qershive’ çel sezonin teatror të vjeshtës në Korçë, ku së afërmi zhvillohet edhe aktiviteti I përvitshëm ‘KoKofest’ I komedisë dhe veprimtari të tjera artistike të larmishme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë