Subscribe

Ndryshe nga çdo vit tjetër regjistrimet e fëmijëve në kopsht kanë nisur që në qershor dhe jo në muajin shtator. Qëllimi kryesor është shmangia e fluksit në arsimin parashkollor, gjë që synohet të arrihet tërësisht edhe falë hapjes se 7 kopshteve të reja në kryeqytet.

 

 

Eltiona Metani, një nga prindërit që ka zgjedhur kopshtin 36 “Kësulëkuqja” për vajzën e saj 3-vjeçare, tregon se përshpejtimi i regjistrimeve me gati 3 muaj para frekuentimit të kopshtit dhe hapja e kopshteve të reja janë hapa pozitivë.

 

Drejtoresha e kopshtit 36, Mirela Saliaj tregon se fëmijët që vijnë direkt nga shtëpia dhe që duan të regjistrohen janë të pakët, pasi shumica prej tyre shkojnë fillimisht në çerdhe.

 

Ndërkohë drejtoresha e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Zhaneta Beqiri tregon se hapja e kopshteve të reja do bëhet në ato zona ku fëmijët nuk kanë pasur më parë një kopsht pranë shtëpisë së tyre.

 

Procesi i regjistrimit të fëmijëve në arsimin parashkollor ka nisur që me 13 qershor dhe zgjat deri të premten e javës që vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *