Subscribe

Parku japonez, një investim I qeverisë japoneze në Korçë, është një nga atraksionet më të reja jo vetëm të pushimit në qytet por edhe një zonë ku mund të ushtrohet pasioni I çdo qytetari për kultivimin e perimeve në kopshtet komunitare.

 

Pak muaj pas inagurimit të parkut japonez, janë marrë dhe frytet e para të prodhimit falë kujdesit të veçantë nga punonjëset e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

 

Perimet e sapovjela, të këtij parku, u ofruan për familjet në nevojë dhe 2 Qendrat Ditore Komunitare që mundësojnë falas vakte ushqimore dhe mentorë për realizimin e detyrave të shkollës për 50 fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *