Drejtuesi i “Brain Gain” në PD, Tedi Kopliku, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho.
Duke iu referuar një postimi të ambasadës së SHBA në Tiranë një natë më parë, gjatë një takimi në SPAK, Kopliku tha se Shqipëria nuk ka nevojë për prokurorë të emëruar nga Facebook-u.
Pjesë nga biseda:
Kopliku: Për mua ka shumë rëndësi funksioni i institucioneve sesa karriera politike. Unë nuk dua hapësirë artificiale. Sa i përket drejtësisë kemi konceptin “politika e vjetër”. Sa i përket skandaleve, ka pasur edhe në kohën e PD, nuk është e vërtetë që nuk është arrestuar asnjë funksionar.
Borakaj: Në këto ritme jo.
Kopliku: Edhe sot nuk ke asnjë funksionar të lartë të arrestuar. Tundet suksesi i SPAK se ka perceptim të mirë në publik, ashtu kishte edhe drejtësia e Enver Hoxhës. Ç’ka është mbështetja e ndërkombëtarëve, se këta e vulosin funksionimin e drejtësisë.
Minga: Ata janë të rëndësishëm tani. Kjo i mungon PD sot, mbështetja ndërkombëtare.
Kopliku: Për hir të kujdesit imazhik na duhet mbështetje ndërkombëtare, por nuk duhet të pranojmë që kreu i SPAK të vendoset me postime në Facebook, nuk e duam këtë.





