Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, pas publikimit të Raportit të Qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi, deklaroi se po vendoset një kulturë e re e raportimit.

 

Tahiri ka shtuar se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut.

 

“Dialogu nuk ka alternativë dhe çdo alternativë tjetër e dobëson Kosovën. Megjithatë, dialogu “sa për sy e faqe”, pa u zbatuar marrëveshjet është degradim. Deri më tani nuk ka pasur produkt, marrëveshjet nuk janë duke u zbatuar dhe Brukseli nuk ia ka dalë të bëj presion”.

 

Ndërkohë në lidhje me liberalizimin e vizave ai është shprehur optimist se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në fund të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *