Koordinatori i Partisë Demokratike për Devollin Endri Hasa ka reaguar në lidhje me përplasjet e ndodhura paraditen e kësaj të premje para bashkisë.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hasa thekson se Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit.

 

“Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit. Të pavotuar nga shumica e devollinjve, Edi Ramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë.  Është hera e parë në historinë e pluralizmit kur PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve.  Është hera e parë që mandatet e paligjshme jepen në prefekturë, kundër vullnetit të qytetarëve.  Është hera e parë që pakica vendos për shumicën.  Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private. Për të ka rëndësi vetëm të kontrollojë gjithçka!

Shqipëria është në rrezik!

Çdo pushtet sot është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret kundër interesit publik. Bashkitë janë vetëm një burim për të grabitur. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj e refuzuan me një vendim plebishitar më 30 Qershor! Ne na takon t’ia shkurtojmë jetën këtij regjimi mbytës për vendin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *