Konventa e republikaneve prej nga Donald Trump do te dale zyrtarisht kandidat per president te SHBA nisi punimet ne Ohajo, por gjithë vëmendjen ne ditën e pare te saj e rrëmbeu bashkëshortja e tij. Fjalimi i Melanie Trump ishte ne disa pjese thuajse identik me fjalimin qe zonja e pare, Mishele Obama mbajti ne vitin 2008 ne konventën e demokrateve. Dhe menjëherë drejt saj vërshuan akuzat per plagjiature. Prindërit me mësuan me vlera te tilla se duhet te punosh fort per te arritur ate qe dëshiron ne jete.  Fjala është detyrim dhe duhet te mbash premtimin per ato qe thua dhe duhet t’i trajtosh njerëzit me respekt, u shpreh Melanie. Ish-modelja sllovene vlerësoi bashkëshortin e saj si njeri te dhembshur qe do te luftoje per vendin. Me heret delegate te konventës qe nuk mbështesin Trump u përpoqën te bllokojnë kandidimin e tij, por nuk ia arriten, pasi nuk siguruan vota per te mbështetur nje tjeter kandidat. Gjate punimeve te konventës  do te diskutohen çështje të ndryshme që shqetësojnë amerikanët dhe propozimet për zgjidhjen e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *