Subscribe

Për të gjetur paratë e grabitura brenda pistës së aeroportit, por edhe sende të tjera të përdorura në ngjarje, forca të shumta policie iu rikthyen edhe një herë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, e jo vetëm.

Në sitë kaluan, jo vetëm banesat, por edhe objektet ku ata ishin të punësuar.

Kontakti me familjarët e dy prej të arrestuarve, Elton Piklit dhe Oltian Veselit ishte thuajse i pamundur.

Jashtë kamerave, familjarë të veselit mohuan që djali i tyre të jetë i përfshirë në grabitje. Ata thanë se policia u ka kontrolluar edhe banesat, por nuk kanë gjetur asgjë.

Por kontrollet vijojnë edhe për të arrestuar anëtarët e tjerë të grupit, një organizate që sipas ministrit të brendshëm ka lidhje të dokumentuara edhe me celula terroriste.

 

SANDER LLESHAJ

MINISTER I BRENDSHEM.

Do doja vetëm të sillja në vëmendjen tuaj vijimin me konsistencë të sulmit të këtij personi ndaj Policisë së Shtetit, në këtë rastin konkret që nuk është thjesht një sulm verbal, retorik, por është dhe një përpjekje për të intimiduar procesin e hetimit që po zhvillohet nga policia dhe prokuroria duke bërë në një mënyrë krejt të hapur avokatinë e një prej bandave më të rrezikshme me të cilat është ndeshur Policia e Shtetit, dhe për këtë jemi dëshmitarë të gjithë, një bandë e cila ka arritur të krijojë problematika të mëdha në disa vende, jo vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri, në Greqi, në Kosovë, ka sulmuar, ka thyer burgje, ka dëmtuar, ka vjedhur banka, ka grabitur parà, ka sulmuar me armë Policinë e Shtetit. Ka lidhje të dokumentuara me celula terroriste të rrezikshme dhe mbetet, për ne të gjithë, por dhe për publikun shqiptar, me rëndësi që të mbahet në vëmendje kjo situatë, e cila është aq e pazakontë dhe e papranueshme.

Ditet e fundit prokuroret kane marre ne pyetje edhe rrethin me te ngushte familjar e shoqerur te te dyshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *