Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka...

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten fluturimet

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Kontrolli i Kongresit vazhdon të jetë ende i pavendosur

10 Nëntor 17:52

Kontrolli i Kongresit vazhdon të jetë ende i pavendosur, ndërsa numërimi i votave vazhdon në disa gara kyçe për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve në të gjithë vendin. Me dështimin e disa fitoreve të pritshme të republikanëve, demokratët ende mund të mbajnë pushtetin në një prej dhomave të Kongresit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, njofton se çfarë do të ndodhë më pas nëse asnjëra palë nuk ka një shumicë komanduese.

 

 

Presidenti amerikan Joe Biden ende nuk e di nëse do të punojë me një Kongres të kontrolluar nga demokratët për dy vitet e ardhshme, por ai tashmë po pretendon fitoren.

 

 

“Ndërsa shtypi dhe ekspertët parashikuan një valë gjigante të kuqe, kjo nuk ndodhi”.

 

 

Historikisht, presidentët amerikanë kanë parë humbje të mëdha për partinë e tyre në zgjedhjet që zhvillohen në mes të mandatit të tyre.

 

 

Por demokratët fituan gara të vështira për rizgjedhje në shtete si Virxhinia, në periferi të Uashingtonit, duke i penguar republikanët të sigurojnë një shumicë të konsiderueshme në Dhomën e Përfaqësuesve.

 

 

Ligjvënësi republikan Kevin McCarthy pritet të jetë kryetari i ardhshëm i Dhomës.

 

 

“Republikanët do të punojnë me këdo që është i gatshëm të bashkohet me ne për të ofruar këtë drejtim të ri që amerikanët kanë kërkuar”.

 

 

Por analistët thonë se axhenda e tij do të kufizohet duke menaxhuar anëtarët e Kongresit të mbështetur nga Trumpi.

 

 

“Do të jetë shumë e vështirë për Kevin McCarthy-n të jetë në gjendje të ruajë kohezionin, sepse, republikanët, mesa duket do të kryesojnë me një shumicë e vogël, njëshifrore. Kjo kërkon shumë aftësi për të qenë në gjendje ta mbajë atë grup të bashkuar”, thotë Garrett Martin në Universitetin Amerikan.

 

 

Pati gjithashtu rezultate të ngushta të papritura për Senatin në mbarë vendin, duke përfshirë një fitore të rëndësishme në shtetin verilindor të Pensilvanisë … John Fetterman mposhti kandidatin republikan Dr. Mehmet Oz për të mbajtur gjallë mundësinë e një shumice demokrate në Senat.

 

 

“Mbrojtja e së drejtës së grave për abortin, rritja e pagës minimale, e drejta e sindikatave. Kujdesi shëndetësor është një e drejtë themelore e njeriut”, tha senatori i zgjedhur John Fetterman.

 

 

Analistët thonë se këto prioritete do të jenë të vështira për t’u miratuar nëse demokratët do të kenë vetëm një votë më shumë nga nënpresidentja Kamala Harris në Senat.

 

 

“Shqetësimi është se disa nga çështjet që njerëzit u besuan këtyre kandidatëve dhe për çfarë ata po konkurronin, nuk do të reflektohen në të vërtetë në punën e tyre të përditshme”, thotë Amy Dacey në Universitetin Amerikan.

 

 

Për herë të dytë në dy vjet, votuesit e Xhorxhias mund të vendosin potencialisht kontrollin e Senatit në një balotazh mess senatorit demokrat Raphael Warnock dhe kandidatit republikan Herschel Walker. Disa votues të Xhorxhias thonë se është e rëndësishme të mos i jepet një mandat asnjërës palë.

 

 

“Mendoj se duhet të kthehemi në qëndër. Kemi shkuar shumë majtas, shumë djathtas, drejt interesave të veçanta.”

 

 

Votuesit janë gjithashtu të vetëdijshëm për kostot e zhvendosjes së pushtetit nga një parti në tjetrën.

 

 

“Ndjehet sikur sapo marrim një drejtim vërtet të mire, përmbysim gjithçka dhe shkojmë në anën tjetër. Dhe kjo duket se ka ndodhur gjithmonë. Por kështu është – kjo është demokracia”, thotë Heather Packer, votuese në Xhorxhia.

 

 

Balanca përfundimtare e pushtetit mund të mos mësohet deri më 6 dhjetor, kur votuesit do të zgjedhin midis kandidatëve Warnock dhe Walker në Xhorxhia.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Kongresi SHBA zgjedhje

Nga e njëjta kategori

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali

më shumë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SPAK

më shumë...

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten fluturimet

më shumë...

Ende tym në Frakull të Fierit, futen në operim 30 trupa të FA, rreziku prezent

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:01

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë...

9:59

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat...

9:33

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja...

9:06

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten...

9:01

Ende tym në Frakull të Fierit, futen...

8:22

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump...

8:17

Si do të jetë koha për ditën...

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator...

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • “Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk kem...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.