E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Vendi

Kontrollet e policisë në fundjavë

Kontrollet e policisë gjatë fundjavës, kanë rezultuar me ndalimin e 66 personave për vepra të ndryshme penale. Nga policia rrugore janë pezulluar 66 leje drejtimi për pije alkoolike e shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa janë bllokuar 34 automjete për mangësi në dokumentacion. Shërbimet e policisë rrugore, kane vendosur 1233 masa administrative. Nga ana tjetër FNSH, Shqiponjat dhe patrullat e përgjithshme, kanë zhvilluar kontrolle në të gjitha akset rrugore nacionale si dhe në lokalet e natës e ato të lojërave të fatit. Rritja e kriminalitetit në vend, ka bërë që policia të marrë një sërë masash për kapjen e personave në kërkim, që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe parandalimin e aksidenteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë