Subscribe

Futja e sendeve të jashtëligjshme në burgjet shqiptare vijon të jetë një nga fenomenet më shqetësuese, e ndërsa më problematike është tendenca e futjes së celularëve. Zv/drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Femi Sufaj shprehet se më problematik ka qenë burgu i Lezhës.

 

Duke e krahasuar me vitin 2014, ku janë sekuestruar mbi 1 mijë sende të jashtëligjshme, Sufaj tha se numri ka ardhur në ulje, dhe shkak për këtë është bere dënimi i tyre me burg, e jo vetëm sjellje disiplinore.

 

Zëvendës drejtori i burgjeve thekson se për herë të parë që nga viti 1998, po merren masa për personat që cenojnë sigurinë.

 

Femi Sufaj siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe se vendosja e bllokuesve të valëve celularë do ta aplikohet në të gjitha institucionet e vuajtjes se dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *