Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 2123 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 16 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
• Janë pezulluar 82 leje drejtimi, nga të cilat 51 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.
• Janë vendosur 279 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 76 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *