E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kontrolle për zhurmat në zonën e ish-Bllokut, Policia e Tiranës monitoron lokalet dhe respektimin e orarit të muzikës

Policia e Tiranës ka zhvilluar kontrolle në zonën e ish-Bllokut për të verifikuar respektimin e nivelit të lejuar të zhurmave dhe orarit të lejuar për muzikën në ambientet e hapura.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të masave sensibilizuese janë organizuar takime informuese me administratorë subjektesh dhe persona fizikë, aktiviteti i të cilëve gjeneron zhurmë nga muzika, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.

Reklamë

Njëkohësisht, strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë kryer kontrolle të vazhdueshme në terren, bazuar në hartëzimin e zonave me ndotje akustike.

Gjatë kontrolleve janë përdorur matës të posaçëm të zhurmës për të testuar ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, me qëllim verifikimin e respektimit të kufijve të përcaktuar në legjislacionin për administrimin e zhurmës në mjedis.

Reklamë

Sipas Policisë, matjet e kryera kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Përveç nivelit të zhurmës, efektivët kanë monitoruar edhe respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambientet e hapura në zonat e banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Tiranës bën të ditur se kontrollet dhe monitorimi do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synim garantimin e rendit publik dhe qetësisë për qytetarët dhe vizitorët, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast shkeljeje, duke garantuar reagim të menjëhershëm në përputhje me ligjin.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë