E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kontrolle për sigurinë ushqimore, AKU gjobit bizneset në Durrës, Elbasan dhe Kukës

Tre biznese u gjetën me shkelje të sigurisë ushqimore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë një kontrolli të ushtruar në Durrës, Elbasan dhe Kukës.

Në njërin nga subjektet, inspektorët bllokuan një sasi qumështi për ta asgjësuar si ushqim të pasigurt si edhe bllokuan pjesërisht prodhimin.

Reklamë

Ndërsa në dy biznese të tjera aku konstatoi mungesë dokumentacioni dhe mangësi në etiketim. Për këto shkelje, të tre bizneset u gjobitën me nga 500 mijë lekë.

Kontrollet në prag të festave të fundvitit janë më të shtuara, për të garantuar sigurinë ushqimore. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë