E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Kontrolle për sigurinë ushqimore

Prej disa ditësh Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një monitorim të thelluar lidhur me sigurinë ushqimore. Urdhri i dalë nga kreu i këtij institucioni parashikon një fokusimin kryesisht tek produktet e konsideruara me risk. Sipas të dhënave janë kryer në javën e fundit 302 inspektime.

 

Përfaqësues të AKU i bëjnë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes lidhur me produktet e mishit e peshkut, bulmetit dhe vezët, të cilat duhet të blihen në vende tregtimi që plotësojnë kushtet.

 

Paralelisht, autoriteti i kërkon qytetarëve që të bashkëpunojnë me qëllim denoncimin e rasteve abuzive të tregtarëve, prodhuesve apo importuesve të produkteve ushqimore.

Më shumë video

Reklamë