Ne 6 muajt e fundit numri i aksidenteve me pasoje vdekjen është ulur ndjeshëm. Sipas statistikave, ne gjysmën e pare të vitit numërohen 36 aksidente më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjatë kontrolleve ne kryqëzimet e kryeqytetit, policia konstatoi raste të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht mosdhënie përparësie këmbësorëve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mospërdorimi i kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit te motorëve. Gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar 236 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 000 janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *