E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kontrolle për drogë në Dukagjin

Policia e Shtetit zhvilloi një operacion të gjere në Dukagjin, për të parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike. Malësia e kësaj zone njihet prej vitesh si më të frekuentuarat nga trafikantet për mbjelljen e hashashit.

 

Monitorimi u krye nga toka e ajri e madje kontrolle u kryen edhe ne zonën bregdetare të Velipojës, ku shpesh ngarkesat me marihuane kalohen me skaf drejt Italisë.

 

Reklamë

Vetëm mëngjesin e kësaj të shtune, u asgjësuan rreth 900 rrënjë kanabis në luginën e Qershisë në Shosh të Dukagjinit.

 

Sipas policisë së shtetit, këto aksione po kryhen për zbuluar edhe magazinimin e lëndëve narkotike në stane ose në vende të thella malore.

 

Në operacion u angazhuar forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore si edhe Policia Kufitare e Delta Forcë.

 

Gjatë operacionit të Dukagjinit ishte në terren edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

 

Aksioni antikanabis sipas policisë, do të vijojë deri në kontrollin e plotë të territorit.

Më shumë video

Reklamë