Në të gjitha rrugët e qarkut Durrës vijojnë kontrollet me radarë, kamera, aparatë forografikë e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

 

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar 8 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur,  si dhe pa leje drejtimi.

 

Po ashtu, njëri prej drejtuesve, i cili ishte në gjendje të dehur, ka goditur dy makina të tjera duke iu shkaktuar dëme materiale.

 

Ndërkohë, janë vendosur 78 gjobë për tejkalim shpejtësi, si dhe janë tërhequr 3 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për mjeti mbi normat e lejuara.

 

“Janë vendosur 2 masa administrative me vlerë 30.000 dhe 38.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë qarkun 480 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *