E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 50 minuta më parë
Video · Vendi

Kontrolle në mal për vrasësin Esat Dushaj

Kërkimet e policisë për Esat Dushajn, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Abdullah dhe Skënder Shkëmbi në fshatin Drisht të Shkodrës, janë zhvendosur në Mazrek. Kjo zonë e thellë malore, njihet nga policia si vend ku zakonisht qëndrojnë persona të ngujuar për gjakmarrje ndaj rrezikshmëria është e lartë. Moti i keq me reshje e mjegull e bën edhe më të vështirë kontrollin. Helikopteri e ka patur të pamundur të ngrihej për të bërë vëzhgim nga ajri. Forcat RENEA dhe shume efektivë te tjerë kanë rrethuar zonën, pas informacioneve se Esat Dushaj ishte parë në Mazrek pasditen e 3 dhjetorit.
Por ai nuk u gjet në asnjë nga 8 ndërtesa te braktisura e as ne 5 shtëpitë ky dyshohej se fshihej. Policia bëri të ditur se Esat Dushaj është i armatosur dhe është shumë i rrezikshëm. Ai mendohet se ka lëvizur në këmbë mes pyjeve, pasi e njeh mirë terrenin.

Kontrolle në mal për vrasësin Esat Dushaj

Më shumë video

Reklamë