E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kontrolle në dyqane e tregje, policia masa për ndalimin e kapsollave

Policia e Tiranës ka vijuar me kontrollin e dyqaneve e tregjeve për ndalimin e kapsollave.

 

Gjatë kësaj të enjte, policia ka ushtruar kontrolle në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”,  rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “Neë York”.

 

Reklamë

Sipas policisë nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike.

 

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet, siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë