Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne një operacion te gjerë në kuadër të hetimeve për inceneratorin.
Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar 14 kontrolle në banesat e personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje, mes tyre banesa e drejtorit te landfillit Leli Kaja, 7 drejtuesit teknik të secilës bashki të qarkut dhe mbikqyrësit të kontratës së inceneraotirt.
Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal të vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët asokohe.
Por gjatë hetimeve, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar objektin e hetimeve.
Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, por mësohet se janë sekuestruar disa telefona.
Inceneratori i Elbasanit është i vetmi impant i përfunduar nga tre kontratat e partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, të hetuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme./vizionplus.tv





