E diel, 1 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kontrolle blic në Fier, Policia shton masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale

Policia e Fierit ka intensifikuar kontrollet blic në të gjithë qarkun, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme riminale.

Në fokus të strukturave të Policisë Kriminale janë kontrollet e automjeteve dhe verifikimi i individëve që paraqesin dyshime të arsyeshme, me qëllim identifikimin dhe goditjen e personave që mund të përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë.

Sipas burimeve policore, këto masa janë shtuar edhe për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve gjatë sezonit veror, me ardhjen e turistëve dhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Mes tyre mund të ketë edhe persona me precedentë apo background kriminal, të cilët mund të jenë objektiv i konflikteve të vjetra, hakmarrjeve, larjeve të hesapeve apo përplasjeve që lidhen me veprimtari kriminale.

Një rast i fundit që ka ngritur nivelin e gatishmërisë së Policisë është ai i regjistruar një ditë më parë në Sarandë, ku u arrestuan persona të armatosur, të cilët, sipas hetimeve paraprake, ishin pozicionuar në pritë dhe dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat ndaj objektivit të tyre.

Reklamë

Strukturat e Policisë së Shtetit pritet të vijojnë kontrollet e shtuara në akset rrugore dhe zonat me lëvizje të mëdha, me synim garantimin e rendit dhe parandalimin e çdo ngjarjeje kriminale.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë