E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kontroll territorit për kanabisin

Policia e shtetit dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet nga ajri për gjetjen e parcelave me kanabis.

 

Këtë të enjte në fluturim u ngrit dhe avioni i posaçëm i partnerëve Italianë për identifikimin e bimëve narkotike.

 

Reklamë

Monitorimi ajror u bë kryesisht në zonat malore, aty ku mjetet e policisë nuk mund të shkojnë ndërsa nuk u evidentuan bime te kultivuara.

 

Nga ana tjetër në terren janë angazhuar dhe forcat e policisë kriminale të dy vendeve, të cilat kanë krehur zona të ndryshme.

 

Në ndihmë të avionit të Guardia di Finanza ka qenë dhe helikopteri i Policisë së Shtetit, i cili do vijon  fluturimet e koordinuara për rikontroll të të gjithë territorin e vendit.

Më shumë video

Reklamë