Subscribe

Shpërthimi i koronavirsuit dhe frika e përhapjes së tij ka mobilizuar edhe Shqipërinë. Masa parandaluese janë marrë në të gjitha pikat kufitare të Juglindjes.

 

Grupe mjekësh janë pozicionuar në terren, me qëllim për të identifikuar çdo shtetas që vijnë nga vendet aziatike, veçanërisht ata nga zonat e prekura nga virusi i ri. Specialistët do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve.

 

Pak orë pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli emergjencën globale si pasojë e shpërthimit të virusit të ri, Ogerta Manastirliu deklaroi se vendi ynë ka survejancë të infeksioneve. Ndër të tjera, ministrja theksoi se Shqipëria renditet një nga vendet me rrezikshmëri të ulët nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *