Pas tërmetit të 26 nëntorit qeveria vendosi të rivlerësojë pallatet dhe objektet të ndërtuara shumë dekada më parë.

Ky proces do të bëhet për verifikuar nëse ato i plotësojnë kërkesat minimale të sigurisë.

Projektligji i hartuar nga ministria e infrastrukturës u diskutua në komisionin e veprimtarive prodhuese. Ai parashikon që gjatë këtij proces, kontrollit teknik t’i nënshtrohen ndërtimet publike dhe ato jopublike me vlerë të paktën 100 milionë lekë si dhe objektet me akses publik.

 

ARTAN SHKRELI

 

ZV.MINISTER I INFRASTRUKTURES

 

“Dy elemente qe kane vene ne dyshim specifikat e obje: koha e gjate nga materialet e ndertimit (si betoni qe degradon me kalimin e kohes) si dhe nderhyrjet njerezore gjate ketyre 50 viteve. Sa do të jetë koha e ekzaminimit dhe çertifikimit, nuk mund ta them ne kete moment”.

 

Shkreli sqaroi para deputetëve se do të ketë një rregullore te vecante qe do të hartohet për mënyrën se si do të zhvillohet auditimi.

Ndersa drejtori i institutit të ndërtimin Agron Hysenlliu bëri një ekspoze të shtrirjes së ndërtesave të vjetra.

 

“45 % e 100 mije banesave jane mbi 50 vjet të vjetra, diku te 50 mije banesa. Ekzistojne kapacitetet per te bere oponencen ne nje kohe optimale”.

 

Ndërkohë, përfaqësuesit e ministrisë thanë se kontrollet do të përfshijnë edhe urat, teatrot, kinematë dhe stadiumet, por jo minierat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *