Subscribe

Kontrollet që do të bëjë administrata tatimore do të përqendrohen tashmë te biznesi i madh. Kreu i financave Shkëlqim Cani ka mbledhur shoqatat e bizneseve dhe u ka shpjeguar se nuk do të ketë më dyndje të inspektorëve në dyert e tyre, por monitorimi do të bëhet përmes teknologjisë dhe analizës së riskut. Kjo për ministrin Cani, ka qenë dhe një nga arsyet kryesore përse qeveria do të kontraktojë një firmë private për të monitoruar procesin e mbledhjes së TVSH-së. Duke i sqaruar bizneseve se administrata tatimore ka në plan të heqë nga terreni inspektorët në rrethe dhe t’i përqendrojë të gjithë në Tiranë, në mënyrë që të mos ketë abuzime, Shkëlqim Cani tha se problemi qëndron se nuk ka zyra që t’i mbajë të gjithë. Por kreu i shoqatës së hidrokarbureve, Luigj Aliaj, ka ironizuar ministrin, duke i thënë se shumë mirë zyrat mund t’i marrin me koncesion. Pavarësisht pezullimit të ligjit për supergjobat nga Gjykata Kushtetuese, ministri Cani tha se kontrollet do të vijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *