Subscribe

Policia e Shtetit ka shtuar ndjeshëm kontrollet për kanabis në të gjithë vendin.

Në Delvinë u arrestua shtetasi me iniciale Gj. P., 51 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Kreshpa”, zonë e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike.

Ndërkohë në Kurbin janë konstatuar të kultivuara në fshatin Goleme, Mamurras, Kurbin, në një pronë publike, disa bimë narkotike kanabis sativa.

Efektivet arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin: E. Z., 25 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës, këtij shtetasi iu gjet dhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *