Subscribe

Ne kulmin e debateve dhe kundërshtive per importin e mbetjeve, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar vizitën ne qytetin e Maliqit dhe inspektimin e ndërtimit te landfillit per te theksuar rëndësinë e procesit te riciklimit. Ndërsa drejtues te fabrikantëve te riciklimit  nënvizuan veshtiresite me te cilat përballet sot kjo industri. Por kryeministri Rama tha se ne ndihme te tyre do te jete edhe procesi i ndarjes se mbeturinave qe ne burim. Me herët kreu i qeverise gjate vizitës ne Maliq, është takuar me fermerë, ku i ka njohur me investimet e qeverise ne kete zone dhe kryesisht  per pastrimin e kanaleve vaditëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *