Subscribe

Në mesin e sezonit veror dhe kur temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë, frekuentimi i pishinave mund të jetë një zgjidhje për të shpenzuar fundjavën.

 

Krahas sugjerimit edhe të vetë mjekëve për të qenë në mjedise më të ftohta, fillon edhe shqetësimi nëse këto ambiente private monitorohen për sa i përket higjienës.

 

Sipas inspektoratit shtetëror shëndetësor, për shkak të një numri të përgjysmuar të stafit deri tani janë kryer vëzhgime në një numër të vogël pishinash ku edhe janë vërejtur disa problematika.

 

Ndonëse jo shqetësuese për shëndetin në mënyrë të drejtpërdrejtë, inspektorët kanë konstatuar mos respektim të ligjit nga ana e administratorëve të pishinave.

 

Krahas klorifikimit të ujit apo kujdesit për higjienën personale, edhe mbipopullimi, sipas mjekeve, duhet shmangur nga vetë qytetarët.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *