Subscribe

Data 5 janar shënon ditën kur aksioni kundër informalitetit i drejtorisë së tatimeve do të përqendrohet te kontrolli i inventarëve. Afati i fundit për të bërë deklarimin e mallit nga ana e biznesit, ishte data 31 dhjetor. Qe ne ditën e pare te janarit, zyrat e kontabilitetit jane përballur me nje fluks kërkesash nga ana e biznesit per inventarizim, por duket se ky proces eshte i vështire per t’u arritur deri te hënën ne mbrëmje. Biznesi i madh thotë se ka mbyllur të gjitha deklaratat, por problemi kryesor mbetet me të vegjlit. Administratori i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku thotë se inspektorët duhe të kenë kujdes te masat që do të vendosin, pasi mund të rrezikojnë mbylljen e ndërmarrjeve, të cilat janë tashmë duke vuajtur pasojat e krizës. Por lajmi i vetëm i mirë për sipërmarrësit është se penalitetet, nuk do të kenë më vendosjen e supergjobave, pasi Gjykata Kushtetuese ka pezulluar nenet e ashpra të ligjit për procedurat tatimore. Deri në shqyrtimin në themel të ligjit dhe marrjen e një vendimi nga trupa e kushtetueses, tatimet do të vendosin gjobat e vjetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *