E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Kontroll i rreptë për qumështin

 

Viti 2018 do të nisë me një kontroll të thelluar në industrinë e qumështit e nënprodukteve të tij, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore. Ky sektor së bashku edhe me produktet e mishit nuk ofrojnë garancinë nevojshme ndaj dhe Bashkimi Europian e ka mbyllur derën e eksportit. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi në një intervistë për Vizion Plus, thotë se produkti do të kontrollohet që në gjenezë e deri sa mbërrin në tavolinë.

 

Paralelisht me këtë objektiv, Peleshi thekson se zhvillimi i agroturizmit do të jetë në fokus. Për këtë qëllim janë evidentuar 100 fshatra nga veriu në jug, të cilat do të kenë lehtësira fiskale me qëllim nxitjen e investimeve.

Reklamë

 

Pas përfundimit të programit për rilindjen urbane, zhvillimi rural është vijim i tij. Lista me 100 fshatrat pritet të marrë miratimin përfundimtar dhe më pas të nisin zbatimi i investimeve.

 

Më shumë video

Reklamë