Nëse dikush bën një test për koronavirus në një laborator privat, rezultati do të kontrollohet edhe në shtet. Nga studioja e “Quo Vadis”, anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Eugena Tomini shpjegoi se kjo gjë ndodh sepse laboratorët privatë nuk janë të certifikuar nga OBSH. Sipas saj, këtë certifikim e ka vetëm laboratori i Institutit të Shëndetit Publik.

 

“Klinikat private kanë hyrë nga mesi i gushtit e në vijim. Ne marrim nga klinikat private vetëm rastet pozitive të cilat rikonfirmohen nga ISHP në lidhje me pozitivitetin e tyre. Ka raste që nuk rezultojnë në mënyrë të barabartë me pozitivitetin, por pozitiviteti i tyre krahasohet me rezultatin e ISHP. Në nivel kombëtar ka qenë vetëm ISHP për sëmundje të rralla dhe për një sëmundje të re siç është COVID, laboratori i certifikuar ka qenë laboratori i virologjisë në ISHP, me një certifikim nga OBSH. Ky certifikim ka disa kritere brenda vetes dhe jo të gjithë laboratorët mund ta kenë një të tillë. Këtë e vërtetoi fakti kur MSH bëri një thirrje dse cilët laboratorë jopublikë kishin mundësi për të kryer teste. Vetëm tre dhe një i katërt i fundit ka fituar të drejtën për t’u licencuar në bazë të kritereve. Që të vendosesh si një laborator i certifikuar nga OBSH do të kalosh në një sitë, duke plotësuar disa kritere, elementë.”

 

Tomini sqaroi se kontrolli i dyfishtë kryhet falas nga ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë. Ajo tha se sapo të certifikohen, laboratorët do të kenë mundësi të japin edhe rezultatin pozitiv, edhe atë negativ.

 

Nga ana tjetër, Eugena Tomini bëri me dije se testet serologjike nuk kryhen në shtet, por vetëm në privat.

 

“Testet serologjike në shtet kanë qenë në kuadër të studimit serologjik të realizuar nga QSUT. Testet serologjike nuk khyehne pranë pstrukturave publike, por Komiteti Teknik është në diskutime për të vendosur teste serologjike në strukturat publike, si teste të shpejta. Nuk janë pjesë e diagnozës, por do të jetë një pre-check për të parë nëse një person e ka kaluar apo jo virusin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *