Subscribe

Për vendoret e 2023-it synohet që të gjitha burimet dhe shpenzimet financiare të partive politike të deklarohen online.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

I gjithë procesi të jetë i automatizuar, nga raportimi, kontrolli, mbikqyrja, deklarimi i këtyre raportimeve të jetë i automatizuar, të jetë në mënyrë elektronike, por kur flasim i automatizuar kjo nuk do të thotë që gjykimet apo vlerësimet aty bëhen automatike, por administrimi i këtij informacioni bëhet në mënyrë elektronike.

 

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se digjitalizimi është vetëm një nga rrugët për të rritur nivelin e transparencës veçanërisht për paratë që forcat politike marrin nga subjektet private.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Sistemi do të jetë i tillë që të të japi ty mundësinë që të kuptosh nëse ka nodnjë gjë që nuk shkon në atë që partitë politike raportojnë. Gjë që sot ne e bëjmë në mënyrë manuale. Në momentin që ky proces do të jetë i digjitalizuar është më e thjeshtë për të kapur problematika apo kontradikta mbi raportimin për financimit e tyre dhe ato në fushata zgjedhore.

 

Digjitalizimi nuk është pluhuri magjik për financimet e partive politike. Ai mund të rrisë detyrimin në raportimin e të dhënave sa më të sakta dhe të detajuara, por nuk e zgjidh atë. Një shembull janë paratë e hedhura për fushatat elektorale në mediat online dhe rrjetet sociale.

 

Për këtë arsye KQZ i kërkon komisionit të reformës zgjedhore të përcaktojë rregullat e financimit edhe pse eksperienca nga jashtë vendit na tregon se burimi nga vijnë paratë është thuajse i pamundur të identifikohet.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Shumë para për fushata zgjadhore dhe për reklama zgjehdore shpenzohen në rrjetet sociale dhe sa kohë kjo ndodh nuk ka asnjë arsye përse mos të monitorohet dhe mos të dijmë sesa para harxhohen për fushatën zgjedhore apo politike në përgjithësi përmes rrjeteve sociale. Dikush thotë që shpenzohen më shumë para në rrjete sociale sesa në median klasike, këtë nuk mund ta them më siguri por ka shumë para që shpenzohen në rrjetet sociale. Është e vështirë.

 

Po aq e vështirë edhe identifikimi i financimeve të paligjshme të partive politike nga jashtë, si në rastin Partisë Demokratike të 2017-ës drejtuar nga Lulzim Basha që mori 500 mijë dollarë nga Rusia, që nëse nuk do të kishte një denoncim në media apo nga kanale të tjera, do të mbetej një e dhënë e panjohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *