Policia e Shtetit kete te marte ka ushtruar kontrolle në doganën e Tiranës, me qëllim kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth doganës.

 

Në operacion u përfshinë 200 forca policie nga FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Për kontrollin e territorit krahas punonjësve të Policisë u përdorën drone dhe qen antidrogë.

 

Sipas policisë janë kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

 

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme. Në kuadër të këtij operacioni janë shoqeruar 7 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *