Nje dite pasi artistet e Teatrit te Operas ngriten shqetesimin per ardhjen e regjisorit e solisteve nga italia, Drejtoria e TKOB i ka siguruar se do te merren te gjitha masat perpara se ata te behen pjese e dy produksioneve.

 

Drejtorja Zana Çela ka bere te ditur se eshte ne kontakt me Task Forcen per koronavirusin e cila po merr informacionin nese tre artistet vijne ose jo nga zonate e prekura nga virusi.

 

Gjithashtu drejtuesit e TKOB i sigurojne punonjesit se artistet italianë do t’i nenshtrohen ekzaminimeve ne aeroport per te qene te sigurte se nuk jane mbartes te kovid-19.

 

Reagimi i drejtuesve te TKOB, vjen një ditë pasi “Vizion Plus” publikoi shqetesimin e artisteve se ne dy shfaqje jane thirrur per te interpretuar artiste nga Italia, ku koronavirusi iu ka marre jeten 14 personave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *