Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 July 2026
Vizion fokus

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja...

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe...

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për...

“O Fatos mos na lë në baltë…”, biseda e...

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos...

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si kalova nga...

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te selia e...

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me dhimbje i...

Kontrata e re me Pfizer për mbi 500 mijë doza vaksine, Manastirliu: Jemi gati për dozën e tretë

30 Shtator 11:35

Ministrja Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Finanancave ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e çuar në 3 milionë dozat e vaksinave brenda këtij viti.

Duke u ndalur në marrëveshjen e re me kompaninë Pfizer, Manastirliu tha se kontrata e re nuk ka asnjë ndryshim në çmim apo në kushtet të tjera.

 

“Përsa i përket marrëveshjes të cilën ne miratojmë sot, për këtë furnizim me 500,760 doza vaksine, qeveria ka miratuar edhe kryerjen e pagesës direkte për blerjen e këtyre vaksinave që i hap rrugë sigurisht edhe furnizimit tashmë me këto vaksina, sipas kalendarit të miratuar në këtë marrëveshje. Fakti që po sjellim një amendim të marrëveshjes së nënshkruar bëhet për arsye se kjo marrëveshje nuk ka ndryshime as kur flitet për ndryshime në çmim dhe për kushte të tjera të kontratës, por sepse vjen në një sasi plus”, dekalroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se nëpërmjet COVAX do të mbërrijnë edhe dy dërgesa të konsiderueshme të vaksinave brenda vitit.

 

“Nëpërmjet instrumentit të Covax tashmë jemi lajmëruar që në muajin tetor do të kemi edhe 188 mijë doza vaksine që mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet këtij instrumenti, ku Shqipëria ka parapaguar rreth 4 milionë dollarë. Ndërkohë që pritet që sërish nëpërmjet instrumentit Covax të mbërrijnë dhe rreth 370 mijë vaksina të cilat janë gjithashtu planifikuar për të mbërritur brenda këtij viti”, tha Manastirliu.

Minisrtrja e Shëndetësisë tha se qeveria shqiptare ka vendosur 36 milionë dollarë në dispozicion për blerjen e vaksinave.

Duke u ndalur tek rritja e diponibiliteti të vaksinave edhe për dozën 3 Manastirliu tha:

 

“Sigurisht kjo është një kontratë e cila do të na japë mundësinë jo vetëm për të siguruar vazhdimësinë e vaksinimit për popullatën +18 vjeç, por është edhe pararendje, për çdo vendim të Komitetit të Vaksinimit dhe Komitetit të Imunizimit në raport me dozat e treta të cilat disa vende i kanë filluar. Kjo na jep një garanci më shumë në disponibilitetin e vaksinave”.

Manastirliu tha se përqindja e popullatës së vaksinuar me një dozë sot është 44%, ndërkohë që përqindja e popullatës së vaksinuar me dy doza është drejt 36% e popullatës target +18 vjeç.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
doza e trete Manastirliu pfizer Vaksina

Nga e njëjta kategori

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK? Krasniqi i zbulon në libër

më shumë...

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos Nanon para arrestimit

më shumë...

“O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal dhunueset, vajza ime ka përjetuar tmerr! Kam një muaj që nuk fle nga dhimbja

më shumë...

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçares së dhunuar: Vajza është e tmerruar, ja si e morën në banesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen...

10:27

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është...

10:17

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason...

10:09

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e...

10:08

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në...

9:56

“O Fatos mos na lë në baltë…”,...

9:43

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën...

9:30

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si...

9:23

Truri rinohet duke mësuar më shumë gjuhë...

9:19

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te...

9:14

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me...

9:07

Njihuni me cilësitë që i karakterizojnë njerëzit...

8:23

Franca rihap ambasadë në Damask

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Rama publikon pamjet nga stadiumi i ngritur për koncertin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.