Subscribe

“Kontrabasi” është kthyer në robërinë e një artisti, që dëshiron të dalë prej gropës së zezë të orkestrës për t’u vënë re. Por, një artist i patalentuar si ai nuk do të mund të jetë asnjëherë solist kjo edhe për faj të Kontrabasit.

 

Kjo është revolta e tij, një instrumentisti që e dashuron për së largu sopranon që kurrë nuk i hedh sytë tek ai. Kjo është drama që ju ofron vetëm këtë fundjavë teatri i Metropolit, përmes aktorit Pjerin Vlashi.

 

Regjisori Stefan Çapaliku premton se shfaqja nuk do të jetë thjesht një monolog, por do të ndërthuret me muzikë e balet.

 

“Kontrabasi” është një ndër veprat më të mira të artit bashkëkohor gjerman, shkruar në vitet ’80 nga autori i romanit të ekranizuar “Parfumi”, Patrick Suskind. Kjo shfaqje u vendos aso kohe në Gjermani më shumë se 500 herë brenda një sezoni.

 

Me një skenografi minimaliste nga Jonida Beqo, “Kontrabasi” do të mund të ngjitet në Teatrin Metropol vetëm mbrëmjen e së premtes dhe së shtunës për të lënë një takim tjetër me publikun të dielën tek instilacioni “Reja”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *