Subscribe

Pas tensioneve të një dite më parë në komunat veriore me shumicë serbe është kthyer normaliteti ndërsa autoritetet kosovare vijojnë hetimet për qarkullimin e mallrave kontrabandë nga Serbia, një problem që konsiderohet  i hershëm.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, shprehet se kontrabandistët shfrytëzojnë automjete kryesisht të vogla, në mënyrë që të lëvizin më lehtë në rrugë malore.

 

ADRIATIK STAVILECI

ZEDHENES I DOGANAVE

 

“Tendenca e një kontrabandisti është që të kontrabandojë mallra me vlera të larta siç janë nafta, duhani apo alkoolet e ndryshme, jo industria ushqimore apo tullat. Ne bashkëpunojmë ngushtë me policinë në baza të përditshme me qëllimin që të luftohet evazioni fiskal. ”

 

Sipas Doganës së Kosovës, pjesa në veri të vendit, që kufizohet me Serbinë, konsiderohet si zona më e prekur nga kontrabanda.

Stavileci bën të ditur se në bashkëpunim me misionin paqeruajtës KFOR, janë vendosur bllokada në vendkalimet malore, që tashmë janë identifikuar si vende që përdoren për kontrabandimin e mallrave.

Policia dhe Dogana e Kosovës gjatë aksionit të së mërkurës sekuestruan mallra me vlerë qindra mijëra euro si dhe dokumente të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *