E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kontrabandë mjetesh motorike, pranga 3 personave në Kukës

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën e kontrabandës dhe trafikut të mjeteve motorike në qytetin e Kukësit.

 

Sipas policisë të ndaluarit janë shtetasit me iniciale F.B., vjeç 45, banues në Kukës, S.M., vjeç 46, banues në Pobreg, Kukës, dhe Z.N., vjeç 42, banues në Gjegjan, Kukës

 

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa ju nënshtruar regjimit doganor, mjete të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë