Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitetit, kanë arrestuar një 46 vjeçar rumun.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet I.G.. Sipas policisë ai ua rrestua në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë,pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enësh dhe aksesorësh kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth  27.000 Euro.

 

Të gjitha mallrat, sipas uniformave blu të Lezhës, ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.

 

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.

 

46 vjeçari rumun akuzohet për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” , “Manipulim i tregut” dhe ” Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *