Kostituimi i këshillit bashkiak në Pustec ka sjellë edhe betimin e kryetarit të ri të bashkisë, përfaqësuesit të PS që konkuroi në zgjedhjet e 30 qershorit Pali Kolevski.

 

Në praninë e Prefektit të Qarkut Korçë Dhori Spirollari u zhvillua proçesi që zyrtarizon së pari Këshillin bashkiak dhe më pas edhe ceremonia e betimit të Kolevskit. Këshilli bashkiak i Pustecit zgjodhi edhe nënkryetarët e bashkisë Vasil Vasilevski dhe Adelina Tërpo. Kryetare e këtij këshilli u zgjodh Silvana Sotir.

 

Në bashkinë e Pustecit u thye për herë të parë dominimi i Partisë që përfaqson minoritetin maqedonas të kësaj zone me fitoren e Kolevskit ndaj ish kryebashkiakut Edmond Themelko. Kostituimi i këshillit bashkiak si dhe betimi i Kolevskit u zhvillua krejt normalisht në Pustec.

 

Tashmë në bashkitë e juglindjes ky proçes pritet të përfun dojë edhe në Pogradec, pasi janë kostituuar këshillat bashkiakë dhe kanë marë  mandatin kryetarët e bashkive në Devoll, Ersekë, Maliq dhe Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *