Subscribe

Kontingjenti i 3 i Forcave të Armatosura u nis drejt Afganistanit, ku do të japin kontributin e tyre në Herat.

 

Në ceremoninë e zhvilluar në Rinas ishte e pranishme dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në fjalën e saj, ajo tha se momente të tilla bëjnë krenarë gjithë shqiptarët ndërsa shtoi se do të rritet me 60% prezenca e FA në Afganistan.

 

“Moment që na bën të ndihemi krenar për arritjet tona. FA përkrah aleatëve për vendosjen e paqes, sigurisë dhe kthimit të normalitetit në një pikë shumë të nxehtë të globit. Mbetemi të angazhuar për të vijuar kontributin duke rritur me 60% prezencën tonë në Afganistan”.

 

Pak minuta para se të nisej për në Herat njërit prej pjesëtareve të forcave të armatosura iu rezervua dhe një surprizë.

 

Eligert Çelaj festoi 24 vjetorin e tij të lindjes ndërsa mesazhi i urimit iu bë nga familja dhe ministrja e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *