Subscribe

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Luan Dervishi.

 

KPK nuk e ka konfirmuar në detyre gjyqtarin e Apelit të Shkodrës i cili kishte problem mbi të gjitha me pastërtine e figurës së tij.

 

Në seancën dëgjimore, sipas infomacioneve të dërguara në KPK nga DISK u bë e ditur se gjyqtari Luan Dervishi kishte kontakte me pjestarë të botës së krimit.

 

Duket se ky kriter ka qënë vendimtar që vetting të “djegë” gjyqtarin Luan Dervishi.

 

Ky gjyqtar ishte kandidat edhe për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Më heret nuk ishte rikonfirmuar në detyre as prokurori I Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani.

 

Ndërkohe ka kaluar vettingun, Fjona Papajorgji me detyre juriste në gjykatën Kushtetuese e cila në seancën dëgjimore rezultoi me disa mangesi në dokumentacion por që nuk e kanë penalizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *