Subscribe

Kjo javë shënoi temperaturat më të ulta në vend, duke bërë që qytetarët të përdorin masivisht energjinë për ngrohje, si alternativën kryesore për të sfiduar dimrin.

 

 

Për rrjedhojë konsumi i energjisë kapi nivele rekord, madje më shumë edhe se një vit më parë, duke arritur deri në 27 milion kilovatorë në ditë, nga 23 milion që u shënuan në 5 shkurt të 2022. Dy qytetet më të mëdha në vend janë ato me konsumin më të lartë.

 

 

 

Piku i konsumit të energjisë arriti në datën 6-7 shkurt duke arritur në 26-27 milion kë/h në ditë. Kjo rritje e konsumit erdhi direkt nga konsumatorët famiajrë të cilët përdorin neergjinë për ngrohje. Konsumi më i madhë i nergjisë mbete ne dy qytetët kryesore tiranë durrës, e cila kosumon rreth 40 % të totaltit të energjisë-shprehet Llambi Miti, drejtor i menahximit të rrjetiti në OSHEE.

 

 

Rritja e konsumit shoqërohet edhe ngarkesë në rrjet. Sipas të dhënave nga operatori i shpërndarjes së energjisë defektet nuk kanë munguar, duke sjellë mungesë energjie për shumë familje, për disa orë në ditë.

 

 

“Ne kemi kemi patur defekte në 26 fidera, ose e thënë ndryshe afro 26 mijë abontentë kanë patur mungesë energjie. Por ju duhet të kuptoni që me një kosnum të tillë, nga 1100 fdera që kemi gjithsej, vetëm 29 prej tyre kanë pësuar defëekt janë një shifër modeste dhe e pranueshme për ditë të tilla.”

 

 

Por investimet në rrjetin e përshpërndarjes janë fokusuar edhe në vendosjen e matësve inteligjentë në kabinat elektrike. për të kaluar në një fazë të dytë tek abonentët familjarë. Vendosja e tyre krijon një panoramë të qartë të humbjeve në rrjet.

 

 

“Kemi nisur me Shkodrën dhe Tiranën duke instaluar 3500 matëse, do të vijojmë në të gjitha kabinat, si ato që janë në pronësi të kompanisë por dhe ato që nuk i kemi në pronësi. Në një fazë të dytë ne do të vijojmë këtë projekt edhe tek abonentët familjarë”-thotë Llambi Miti.

 

 

Sipas OSHEE, investimet në rrjetin e shpërndarjes në vitin që lamë pas, kapën shifrën e 4.4 miliardë lekë.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *