Subscribe

Gjatë festave të fundvitit vihet re një konsum i shtuar i alkoolit, që në jo pak raste rezulton në pasoja më serioze.

Për disa këshilla në të tilla raste, në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çela dhe Syrjan Rahova, ishte e ftuar mjekja toksikolge, Irena Marko.

Ajo bëri thirrje që të tregohet kujdes me konsumin e alkoolit dhe veçanërisht nga vajzat dhe gratë, të cilat edhe për shkak të peshës fizike duhet ta konsumojnë në sasi më të vogla.

“Duhet bërë një konsum i rregullt, nuk duhet konsumuar shpejt, duhet konsumuar në ambiente familjare, duhet shmangur përdorimi i automjeteve dhe duhen shmangur sjelljet e rrezikshme.

Duhet bërë një konsumim i kujdesshëm, duhet shmangur alkooli nën moshat 18 vjeç”, tha ajo, teksa foli edhe për simptomat pas një konsumi të tepruar të pijeve alkoolike.

“Mbas konsumit të alkoolit ditën e parë, pas 24 orësh kemi ato simptoma “hangover”, është një dobësi e përgjithashme. Në të tilla raste konusmohet një dietë e shëndetshme, rekomandohet konsumi i vitaminës B1”, tha ajo.

“Konsumohen kripërat e ndryshme, mund të merren medikamente për stabilizimin e stomakut dhe një ushqim i lehtë, jo shumë i rëndë dhe të qëndrojnë të qetë”, këshilloi Marko për rastet kur pasojat nga alkooli janë më të rënda. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *