E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Konsulta me Berishën për të marrë kreun e PD?/ Kadilli zbardh të vërtetën

Fatbardh Kadilli, që kërkon t’i zërë vendin Lulzim Bashës në krye të PD, zbuloi në studion e “Quo Vadis” në “Vizion Plus” nëse para se të shpallte kandidaturën, është konsultuar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Ai deklaroi se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Konsultat e vetme që ka patur Kadilli, kanë qenë me veten dhe familjen e tij.

 

Reklamë

 

“E natyrshme që Berisha ka një jehonë politike në strukturat e PD, është edhe më i gjallë sesa kryetari që kemi. Por ai merr vendimet e veta dhe këto vendime i merr i lirë, qoftë nga Basha, qoftë nga Kadilli. Është ai që do të përcaktojë se ku do të çojë mbështetjen e tij. Nuk kam parë asnjë shenjë, besoj se ka dhembshuri për fatet e kësaj partie sshumë më tepër sesa duket dhe sesa ndihet te kryetari aktual. Nuk jam konsultuar me të, përveçse me ndërgjegjen dhe familjen time.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë