E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 sekonda më parë
Politikë

Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës, në krye sërish një femër

Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak Shkodrës.

 

51 anëtarët e rinjë të dal nga zgjedhjet e 30 qershorit kanë marrë zyrtarisht mandatin gjatë mbledhjes së zhvilluar nën masa të rrepta sigurie në ambientet e bibliotekës së Universitetit Luigj Gurakuqi.

 

Reklamë

PS ka 40 anëtarë, PSD 9 anëtarë dhe Demokracia Sociale e Partia Sociaslite e Moderuar nga 1 këshilltarë.

 

Pak përpara nisjes së votimit për drejtuesin e ri të Këshillit bashkiak, Kryetarj e Këshillit te Qarkut ë Shkodrës Greda Bardeli arriti të futej brenda ambienteve duke e konsideruar mbledhjen ilegjitime.

 

Ajo e cilësoi nul mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe vendimet që ky Këshill do të marrë. Bardeli deklaroi se anëtarët e të ashtuquajturit Këshill po konsumojnë disa vepra penale, pasi po tentojnë të ngrejnë institucionet pa zgjedhje dhe në kundërshtim me dekretin e Presidentit të Republikës. Ajo deklaroi se të gjithë ata që e kanë arkitektuar mbledhjen-farsë të ditës së sotme shumë shpejt do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale.

 

Megjithate pas numërimit të votave, këshilli I ri bashkiak vendosi me shumicë votash që kryetarja e re e këtij institucioni të jetë Brisela Kadia, përfaqësues e PS.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë