Këtë të premte është konstituuar Këshilli i Qarkut të Lezhës.

 

Ky konstituim vjen pas marrjes së detyrës së kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë në qarkun e Lezhës. Në krye të Këshillit të Qarkut Lezhë është zgjedhur Eduart Ndreca i cili aktualisht është edhe kryetari i Partise Socialiste për qarkun e Lezhës.

 

Ndërkohë për katër vite me radhë këshilli i qarkut Lezhë ka qenë nën drejtimin e Gjoke Ndoka.

 

Në Konstituimin e Këshillit të Qarkut të Lezhës kanë marrë pjesë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, deputetja Ardjana Jaku si dhe dy kryebashkiakët ai i Lezhës Pjerin Ndreu dhe e Kurbinit Majlinda Cara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *